Në Klinikën Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive është kryer një rindërtim i plotë i kapaciteteve akomoduese, ku gjatë periudhës së kaluar u trajtuan disa nga personat e lënduar në zjarrin në Koçan. Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot e vizitoi këtë Klinikë.

“Kapacitetet akomoduese të Klinikës Universitare të Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive janë rinovuar tërësisht. Është riparuar një apartament i veçantë në klinikë, si dhe dhoma e fashimeve, me ç’rast pacientët perfitojnë kushte të përmirësuara për qëndrim dhe trajtim, është përmirësuar ndjeshëm edhe funksionaliteti i hapësirës, gjë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve. Me donacionin e Llozhës së Madhe të Maqedonisë, në vlerë prej 25 mijë eurosh, është siguruar edhe pajisje e re mjekësore, e cila përfshin dyshekë antidekubitues, shpatulla mjekësore, stativa për infuzione dhe aparatura të tjera.”,– theksoi ministri Aliu gjatë vizitës.

Ministri Aliu shprehu mirënjohje për gjestin e rëndësishëm filantropik ndaj anëtarëve të Llozhës së Madhe të Maqedonisë dhe të gjithë udhëheqësisë, të cilët me këtë akt tregojnë se filantropia është përgjegjësi dhe jo vetëm një fjalë e bukur, si edhe se sistemi publik shëndetësor ka miq dhe partnerë që besojnë në mundësinë për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com