Në rastin më të fundit, Sektori për kontroll dhe hetime ka zbuluar dhe ka parandaluar me sukses një tentativë për kontrabandë të 104 pakove cigare me gjithsej 5.200 steka cigare.
Kamioni, i cili ishte paraqitur si i zbrazët në dalje nga shteti në vendkalimin kufitar Novo Sellë, u përzgjodh për kontroll të detajuar doganor.
Kontrolli u krye nga inspektorët e Departamentit për operacione operative, të cilët posedojnë kapacitete shumë të avancuara për zbulim.
Gjatë kontrollit të detajuar, në pjesën e përparme të gjysmërimorkios te ftohësi u zbulua një bunker i ndërtuar posaçërisht me një ndarje, ku u gjetën cigaret.
Janë ndërmarrë veprime hetimore nga inspektorët e Departamentit për hetime dhe është paraqitur kallëzim penal ndaj shoferit, shtetas serb.
Drejtoria e Doganave do të vazhdojë të zbatojë masa për sigurimin e kushteve për konkurrencë të ndershme dhe stabilitet të tregut, duke pasur në fokus parandalimin e tentative për mashtrime doganore dhe kontrabandë të duhanit dhe produkteve të duhanit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com