Në ora 07:35 të mëngjesit të së mërkurës, në SPB Tetovë është raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin e bulevardit “Ilinden” me rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë informon Tetovasot.

Sipas informacioneve zyrtare, një automjet i tipit Volkswagen Touran me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.I. (54) nga Tetova, ka goditur këmbësoren H.Q. (57), gjithashtu nga Tetova.

Nga goditja, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ajo është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.


Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë, ndërsa procedurat e mëtejshme hetimore janë në vijim.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com