Më 23.12.2025, në orën 17:00, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, policia ka arrestuar T.K. (46) nga Gostivari.
Sipas denoncimit paraprak, rreth orës 13:50, në ambientet e Shërbimeve Administrative të DPB Gostivar, ai ka tentuar të sulmojë një punonjës dhe i ka drejtuar kërcënime. Pas ndalimit dhe dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse, bën të ditur Tetovasot.
Mgid