Nga Prokuroria kërkojnë paraburgim për nigerianin me pasaportë amerikane, i cili gjatë ditës së djeshme u arrestua pasi sulmoi fizikisht një polic

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Nga Prokuroria njoftojnë se përveç armës që kishte me vete, gjatë bastisjeve në vendin ku po qëndronte, janë gjetur armë dhe municione të tjera.

“Më 21 dhjetor, në orët e hershme të mëngjesit, para një klubi nate në Parkun e Qytetit, i dyshuari ka sulmuar një polic që kishte tentuar ta legjitimonte. Me grushte i ka shkaktuar lëndime trupore policit, ndërsa më pas është neutralizuar dhe tek ai është gjetur një pistoletë gjysmëautomatike “Glock” e kalibrit 9 mm Para, si dhe dy karikatorë me nga 30 fishekë secili për këtë armë. Pasi u konstatua se shtetasi i huaj qëndronte në një hostel në Shkup, prokurori publik siguroi urdhër për bastisje dhe në dhomën ku qëndronte i dyshuari u gjet një sasi edhe më e madhe armësh dhe municionesh – një tjetër pistoletë “Glock”, tre karikatorë me nga 15 fishekë, 75 fishekë shtesë në qese me zinxhir, komplet për pastrimin e armëve, tre thika, si dhe sende të tjera – maskë, doreza taktike, fasha për duar, litarë për lidhje, USB dhe dokumente në letër, për të cilat është lëshuar urdhër për ekspertizë”, thonë nga Prokuroria.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com