Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka takuar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji në shtabin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Prishtinë.Gjatë takimit, gjeneralët shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë.
KFOR-i bën me dije në një njoftim, Ulutash shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e vlefshëm të Shqipërisë në misionin e KFOR-it.
Mgid