Kontroll në një lokal në Sveti Nikollë: Kapen 26 të mitur pas mesnate, 14 prej tyre nën ndikimin e alkoolit
Më 30.11.2025, në ora 00:10, zyrtarë policorë nga SPB Shtip – DPB Sveti Nikollë, në bashkëpunim me inspektorë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Inspektorati Shtetëror i Tregut, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Qendra për Punë Sociale, kryen një kontroll në një lokal në Sveti Nikollë.
Gjatë kontrollit, në objekt u gjetën 26 persona të mitur pas orës 24:00, prej të cilëve 14 ishin nën ndikimin e alkoolit.
Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit, do të ngriten padi përkatëse ndaj personave përgjegjës.
Gjithashtu, shërbimet e tjera inspektuese konstatuan një sërë shkeljesh, për të cilat do të ndërmerren procedurat përkatëse.
Mgid