Maqedonia po përballet me mungesë të fuqisë punëtore dhe rritje të migrimit të punëtorëve, ndërsa të dhënat më të fundit nga Kroacia tregojnë një kërkesë të fortë për fuqi punëtore të huaj.

Nga fillimi i këtij viti deri më 30 nëntor, në Kroaci janë lëshuar mbi 160 mijë leje qëndrimi dhe pune për shtetas të huaj, gjë që edhe një herë konfirmon konkurrencën rajonale për punëtorë dhe presionin mbi tregjet e punës në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë.

Numri më i madh i lejeve të qëndrimit dhe punës u është lëshuar qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës (30.188), pasuar nga Nepali (29.579) dhe Serbia (23.145).

Më pas vijnë Filipinet (16.195), India (14.500) dhe Maqedonia (11.384), ndërsa në dhjetë vendet e para renditen edhe Kosova (5.860), Egjipti (5.149), Uzbekistani (5.161) dhe Bangladeshi (3.183).

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com