Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Vitin e Ri 2026 duke premtuar një vit të sigurt dhe të begatë. Në një video të publikuar në Facebook pak orë para ndërrimit të moteve, Kurti, i cili sapo ka fituar zgjedhjet me rreth 50 për qind të votave, ka thënë se sapo ta formojë qeverinë, do t’i miratojë pesë vendimet e premtuara.

Këtu hyjnë buxheti prej 4 miliardë eurosh, ligji për çmimet tavan, paga e 13-të me fillim të vitit për shërbyesit publikë të administratës publike, heqja e kufizimit për punësim për veteranët e UÇK-së që të mos kenë nevojë të zgjedhin mes punës dhe pensionit, si dhe një pako prej 200 milionë eurosh për kursimtarët e energjisë.

Vitin 2025, Kurti e ka quajtur vit të njohjeve të reja. Kosova ka siguruar katër njohje gjatë këtij viti.


Për organizimin e katër palë zgjedhjeve, Kurti ka thënë se Kosova nuk ka më nevojë ta kalojë testin e demokracisë. “Është shembull i demokracisë”, ka deklaruar ai.

Kurti ka përmendur si ngjarje që shënuan vitin edhe rritjen e shtesave për lehonat, pensionistët dhe studentët, armatimin e ushtrisë, si dhe heqjen e masave nga Bashkimi Evropian.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com