“U shkrinë gënjeshtrat nga ‘kuzhina’ e VMRO-DPMNE-së. DPMNE dje i quajti si ‘fantazi e LSDM-së’ shkrimet e mediave britanike që raportonin për bashkëpunim mes qeverisë maqedonase dhe asaj britanike për pranimin e migrantëve. Madje thanë se ne ishim të gatshëm të shpiknim ‘kolonizimin e marsianëve në Maqedoni,’ reagojnë nga LSDM.

‘Ja ku sot, Ambasada Britanike konfirmoi se bashkëpunon me qeverinë maqedonase për përballimin e migracionit ilegal. Kush po gënjen tani? VMRO-DPMNE, si gjithmonë.

Dhe kush gënjen, ai edhe vjedh! Këtë po e shohim qartë këto ditë. Qartë, patrioti i rremë Mickoski, i cili betohej se ‘nuk ka shans’ të ketë kampe, po negocion që Maqedonia të bëhet deponi për migrantët. Ndërsa po grabisin në masë popullin përmes tenderëve milionësh në kompanitë e tyre, kjo është një tradhti e re e Mickoskit dhe pushtetit të tij. Le të shohim tani çfarë do të shpikë VMRO-DPMNE. Çfarë do të gatuajë ‘kuzhina’ e tyre e gënjeshtrave?”, thonë nga LSDM.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com