Pas zgjedhjeve nacionale të 28 dhjetorit

LVV mposhti bindshem rivalet politik
Skënder MULLIQI
Politikat radikale kan pushtuar botën, dhe kjo po dërgon në shpërthim të lufterave .Pikëpamjeve të politikave ekstremiste në Evropë po iu prinë, diktatori rus, Vlladimir Putin, ndersa në Ballkan serbi, Aleksander Vuqiq.Që të dytë këta diktatorë kan hartuar strategji për Rusi të Madhe, dhe Serbi të Madhe .Që të dytë po përballën më kolapse të vërteta ekonomike, dhe ato nisen më rënjën e tyre politike .Diktatorët rrugës për në rënje bëhën shumë të rrezikshem për paqën në tendencën për ta ruajtur pushtetin apsolut. Neve më shumë na intereson diktatori dhe krimineli I luftës në rajon, Aleksander Vuqiq.Loja e tij politike në dy karrige , një ruse dhe tjetra evropiane , por që duket së kohën e fundit këto ti quaj marrdhënje po prishën dita ditës.Presidenti serb, nuk po largohet nga politika ruse dhe as nga logjika e luftës në Ballkan ,dhe veqmas kërcënimet që po ia bënë Kosovës për pushtim.Klubi I Vuqiqit mori goditje për një vit më radhë nga protestat studentore në Serbi, por që ende po qëndron në pushtet.Shumë njohës të qështjeve ushtarake dhe të sigurisë mendojnë së mos arriitja e Rusisë për pushtimin ushtarak të Ukraines, në mënyre të rrufeshme ,kur gjithqka ishte gadi për një konflikt lufte në Kosovë, Bosnje , Malt të Zi dhe Kroaci.Qeveria e Albin Kurtit lokalizoj me saktësi ndëdhyrjet e mundshme ushtarake të Serbisë në pretendimet e hapura territoriale ndaj Kosovës.Kurti në veri vuri rend dhe ligj duke I ndjekuar terroristet e tipit të Radojqiqit nga Kosova-Rasti i aktit terrorist ne Banjskë.
Qeveria Kurti bëri shumë gjera të mira gjatë mandatit të tij, duke avansuar proceset zhvillimore shoqërore dhe politike, ekonomike dhe demokratike .Ndryshoj gjendjn e bisedimeve maratonike me Serbinë e Vuqiqit , I cili ishte faktorizuar nga Be-ja , por edhe pushtetet e mehershme të Kosovës, të cilët nuk ishin në gjendje të ndalin ofenziven politike te presidentit shovenist serb .Vendi për shumë vite përjetoj një gjendje të krizës sociale dhe ekonomike nga ata që më të madhe abuzuan më të mirat materjale.Gadi harrova se Kurti bisedimet I ktheu në favor të Kosovës, duke e ndjersitur mirë Vuqiqin I cili ishte mësuar që qdo gjë të vendoset në bisedime sipas agjendave të tija, Borellit dhe Lajqakut.E stopoj Asociacionin e komunave më shumicë sërbe më kompetenca ekzekutive , duke ruajtuar shtetësinë dhe integritetin e Kosovës.Bllokada që ia bëri opozita për muaj më radhë duke mos bashkëpunuar më LVV për të formuar organet e reja të shtetit, u ndeshkua rëndë më zgjdhjet e 28 dhjetorit, e cila parti mposhti rivalet politike më një rezultat prej 50 përqind të votave të fituara.Ky rezultat I lartë thënë të drejtën ishte befasia më e mirë për qytetarët e Kosovës.Kjo opozitë ishte e dobët edhe për faktin se bëri një opozitarizëm jo konstruktiv, duke shigjetuar akuaza të pa baza ndaj LVV dhe Albin Kurtit.Ne sistemin parlamentar duhet të sillësh në mënyrë parlamentare bashkëpunuese dhe demokratike.Humbja e opozitës është e merituar dhe në të mirën e Kosovës.Edhe fjalimi I liderit të LVV ishte korrekte duke I ftuar bllokun opozitarë për bëshkëpunim, si i kishte ftuar edhe më parë LDK që të bëhët pjesë e koalicionit qeveritar.LDk ka marrë tatpjetën politike atë ditë kur ka vdekur Rugova.Isa Mustafa e rrënoj partinë e Rugovës duke zgjedhur për president, Hashim Thaqin , dhe më pas duke u futur në koalicion me ta.Lumir Abdigjiku pa karizem I katapultuar në LDK nga Mustafa, në fakt as që ka qenë I interesuar që LDK të ngritet aty ku e kishte vendin.Prandaj pas fiaskos të radhës, Abdigjiku duhet të largohet, se edhe në fakt e kreu misionin për ta sjellur serish LDK në 13 përqind, atu ku e kishte lënë, Isa Mustafa.As Bedri Hamza nuk e ka kaqkun për të qënë lider, dhe as që ofroj ndonjë alternativë serioze politike.Duhet thënë këtu së PDK dhe LDK po i lajnë mëkatet nga e kaluara me voten e qytetarve kur nuk qeverisen mirë më vendin, dhe kan për të larë ende mëkatat e tyre 20 vjeqare të abuzimeve më shtetin.AAk kaloi pragun zgjedhor që konsiderohet si sukses për këtë subject politikë.Perdja e zgjedhjeve ra, tash ka mbetur soluconi që LVV vetë të formon qeverinë më ndonjë minoritar, apo do të kemi një koalicion LVV-LDK apo edhe ndonjë solucion tjeter.Gabimet e përseritjeve të krizave politike , nuk guxojnë të në ndodhin kur dihet së në pranverë u kemi zgjedhjet e presidentit të vendit, dhe punën e madhe që na pret në të gjitha proceset….

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com