Në Maqedoni një nga pesë njerëz (22%) të moshës nga 16 deri në 74 vjet, këtë vit ka shfrytëzuar mjete të inteligjencës artificiale (IA-AI). Shumica i kanë shfrytëzuar për qëllime personale (15,76%), ndërsa 8,55% i kanë përdorur për punë. Pothuajse një nga dhjetë (9,4%) e kanë shfrytëzuar për arsim formal.

Në nivel të BE-së pothuajse një e treta (32,7%) e njerëzve të moshës nga 16 deri në 74 vjeç kanë shfrytëzuar mjete të IA. Shumica i kanë shfrytëzuar për qëllime personale (25,1%), ndërsa 15,1% i kanë shfrytëzuar për punë, ndërsa 9,4% për arsim formal, tregojnë të dhënat për përdorimin e TIK në amvisëritë dhe nga ana e individëve të publikuar nga Eurostat.

Si arsye më të shpeshtë pse nuk kanë përdorur mjete IA 43% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut thanë se nuk kishin nevojë, 11% nuk e dinin si t’i përdorin, ndërsa 2% për shkak të brengës për privatësinë dhe sigurinë.

Në Evropë lider në shfrytëzimin e mjeteve IA është Norvegjia (56,32%), ndërsa më pak 17,19% e kanë shfrytëzuar qytetarët në Turqi.

Nga vendet e rajonit më së shumti mjete për inteligjencën gjenerative artificiale thanë se përdorin qytetarët e Greqisë (44,09%) dhe Sllovenisë (37,56%). Pastaj vijon Kroacia (27,52%), Bullgaria (22,5%) dhe Maqedonia (22,03%). Më pak mjete të IA shfrytëzojnë qytetarët e Serbisë (18,64%) dhe Bosnja e Hercegovina (20,26%).

Në nivelin e BE-së, përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale gjeneruese është më i përhapur në Danimarkë (48.4%), Estoni (46.6%) dhe Maltë (46.5%). Në të kundërt, përqindja më e ulët e njerëzve që përdorin mjete të inteligjencës artificiale gjeneruese vërehet në Rumani (17.8%) dhe Itali (19.9%).

Në BE, 94% e individëve kanë përdorur internet në tre muajt e fundit të vitit 2025, ndërsa katër për qind e kanë kaluar gjithë vitin pa përdorur internet.

Për lidhshmëri me internet, pajisje celulare kanë përdorur pothuajse 9 nga 10 persona në BE, ndërsa 74% e individëve kanë porositur ose blerë shërbime ose mallra përmes internetit.

Në vend vitin e kaluar 91 për qind e amvisërive kishin qasje në internet, që është rritje e dukshme krahasuar me vitin 2015, kur ai numër arrinte 69%. Rreth 6,86 për qind e qytetarëve e kanë kaluar gjithë vitin pa përdorur internet.

Për lidhje në internet pjesa më e madhe e njerëzve kanë përdorur pajisje celulare (91,5%), rreth 20% kompjuterë desktop, 35% laptopë dhe 9% tabletë.

Më së shpeshti ose 86 për qind e njerëzve në vend kanë përdorur internet për të telefonuar ose për video biseda, 78 për qind për qasje në mediat sociale dhe 41% për pagesa dhe marrje të postës elektronike. Rreth 42% e qytetarëve kanë porositur ose blerë shërbime ose mallra përmes internetit vitin e kaluar, që është dyfish më shumë krahasuar me vitin 2020 kur atë e kanë bërë 21 për qind.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com