MASH krijon mundësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve me fokus në kompetencat digjitale
Zhvillimi i shpejtë teknologjik imponon nevojën për avancimin e vazhdueshëm të kompetencave digjitale të mësimdhënësve, në mënyrë që ata të mund të realizojnë mësimin me cilësi dhe t’i njoftojnë nxënësit me trendet bashkëkohore. Për këtë qëllim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Zyrën për Zhvillimin e Arsimit dhe disa partnerë, veçanërisht gjatë vitit të fundit, është fokusuar në organizimin e trajnimeve për zhvillimin e aftësive digjitale të stafit mësimor dhe profesional në shkolla.
Këtë e theksoi sekretarja shtetërore në MASH, Elena Ivanovska, në panel-diskutimin të dedikuar aftësive digjitale dhe inkluzivitetit, në kuadër të konferencës “Transformimi i të Ardhmes: Strategjia Digjitale për Shoqëri Moderne”, të organizuar nga Ministria për Transformim Digjital.
Këtë vit shkollor, inteligjenca artificiale është përfshirë në mësim. Është përgatitur udhëzues për mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesionalë dhe nxënësit për përdorimin etik të mjeteve të inteligjencës artificiale për qëllime arsimore, dhe në bashkëpunim me Fakultetin e Informatikës në Shtip, FEIT dhe Brainster në Shkup organizojmë trajnime cilësore të dedikuara kësaj teme. Deri tani janë përfshirë mbi 1000 mësimdhënës dhe trajnimet do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm”, tha Ivanovska, duke shtuar se zhvillimi i aftësive digjitale dhe të gjelbërta te mësimdhënësit është edhe detyrim i shtetit, i cili rrjedh nga Plani për rritje të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i përgatitur nga Bashkimi Evropian.
Ivanovska potencoi se paralelisht vazhdon edhe pajisja e shkollave me pajisje bashkëkohore të TIK-ut, duke informuar se në 100 shkolla është vendosur infrastrukturë rrjeti për internet të sigurt pa tela, ndërsa janë prokuruar kompjuterë personalë, tabela inteligjente, projektorë dhe teknologji të tjera.
Gjithashtu, theksoi se Qeveria аktuale dhe MASh-i realizojnë proces të optimizimit të rrjetit shkollor, që nënkupton transferimin e nxënësve nga shkollat më të vogla rajonale në mjedi-set rurale më të mëdha, zakonisht shkollat qendrore ku ka numër shumë më të madhë fëmijësh, që është e rëndësishme për socializimin dhe posedojnë pajisje më të mira. Kjo siguron qasje të barabartë në arsim cilësor për të gjithë fëmijët, përfshirë edhe zhvillim të barabartë të aftësive digjitale.
Në panel-diskutim u drejtuan edhe zëvendësministri i administratës publike, Llaze Jaçimoski, dekani i FETTI Prof. Dr. Petre Llameski, Prof.Dr. Dimitar Tashkovski nga FETTI dhe Bojana Bajiq nga ReSPA – Regional School of Public Administration.