Sot, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, ka zhvilluar një takim me shefin e Zyrës Politike dhe Ekonomike të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, z. David Myers informon Tetovasot.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë diskutuar çështje kyçe që lidhen me procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, si dhe forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Z. Thaçi ka theksuar se përkushtimi i palëkundur ndaj reformave dhe avancimi i agjendës evropiane mbeten prioritet absolut për stabilitetin politik, zhvillimin demokratik dhe perspektivën euroatlantike të vendit. Ai po ashtu ka nënvizuar vendosmërinë e PDSH-së për të kontribuar në mënyrë aktive në përmbushjen e këtyre objektivave strategjike raporton Tetovasot.

Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe në funksion të thellimit të bashkëpunimit politik dhe institucional mes palëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume