“Mirëdita edhe nga unë. Unë nuk kam shumë çfarë të shtoj pas asaj që thanë drejtoresha dhe ministri, vetëm dëshiroj t’i falënderoj punonjësit e Klinikës dhe drejtoreshën për punën e tyre të përkushtuar. Ju kujtohet kur e nisëm këtë projekt para disa muajsh; atëherë kishte njerëz që mbase nuk besonin se për një kohë aq të shkurtër do të punohej e gjithë kjo dhe do të vihej në funksion ashtu siç duket sot.

Gjithashtu, edhe atëherë parashtroheshin pyetje nëse funksionaliteti i vetë objektit do të vazhdonte pavarësisht rikonstruktimit. Siç mund të konkludojmë, ai jo vetëm që vazhdoi, por këtë vit kemi më shumë foshnja të lindura se vitin e kaluar, kështu që unë i përgëzoj punonjësit e Klinikës.

Dua të falënderoj ministrin, drejtorin e Fondit dhe të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre që kjo sot të duket kështu.


Pjesa jomjekësore është gjithashtu shumë e rëndësishme. Të themi, ajo strehë para objektit, e cila më parë nuk ekzistonte, shkaktonte rrjedhje të ujit në pjesën e bodrumit ku ishte vendosur rrjeti energjetik i vetë objektit, nëse ju kujtohet, pjesën më të madhe prej jush ju njoh sepse ishit atëherë në atë kronikë dhe mundët ta xhironit se si dukej e gjithë kjo. Tani kjo është e mbrojtur dhe do të thosha se janë parandaluar katastrofa më të mëdha me ndërtimin e kësaj strehe.

Gjithashtu, përveç atyre 34-35 milionëve për rinovim, këtu nuk duhen harruar edhe ato 75 milionë për pajisje që janë shpenzuar po ashtu, ose gjithsej rreth 110 milionë denarë janë investuar në këtë spital, në këtë objekt.

Dhe këtu nuk ndalemi; si Qeveri vazhdojmë tutje. Qëllimi ynë është të forcojmë shëndetësinë publike, që qytetarët të marrin shërbimin shëndetësor që meritojnë.

Politika jonë është politika ‘pro-life’, përkatësisht dëshiroj të dërgoj edhe një porosi deri te të rinjtë që të vendosin të realizohen si prindër, të lindin sa më shumë foshnja, pasi sot pamë një statistikë, për të cilën unë flas shpesh në opinion: nga viti 2016 deri në vitin 2024 kemi 6.000 foshnja më pak të lindura. Nëse një klasë ka 20 nxënës, kjo do të thotë se kemi 300 klasa të zbrazëta tani, dhe nëse një klasë është e gjatë 20 metra, kemi 6 kilometra klasa të zbrazëta. Përafërsisht kështu duket shuarja e një kombi. Nëse për dikë nuk është e qartë, unë do të dëshiroja ta them përmes shifrave, pavarësisht sa do të kritikohem, unë do të vazhdoj me këtë që po them sepse mendoj se kot ndërtojmë shkolla, kopshte, kënde lojërash, rrugë, bulevarde dhe autostrada nëse nuk ka kush t’i përdorë ato.

Prandaj, porosia ime për të rinjtë është se dashuria ndaj atdheut manifestohet duke vendosur, natyrisht ky është vendim personal që të krijojmë familje dhe të realizohemi si prindër.

Edhe një herë falënderim për punonjësit e Klinikës, drejtoreshën, ministrin, drejtorin e Fondit, dhe të gjithë ata që morën pjesë në realizimin e këtij objekt, dhe çdo vit të arrijmë rekorde dhe çdo vit të jetë më i mirë në krahasim me paraprakun, sipas numrit të fëmijëve të lindur.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com