Kryetari i komunës dhe ministri i Punëve të Brendshme e thanë atë që është e rëndësishme të thuhet, përkatësisht se ku kanë punuar për më shumë se 30 vjet punonjësit e policisë, çfarë do të ndodhë në vendin e atyre barakave, parku, shtëpia e kulturës multifunksionale apo gjithçka tjetër që duhet të realizohet, përfaqëson një vlerë të shtuar këtu në Butel. Në përgjithësi, të gjithë parametrat teknikë u thane, unë vetëm dua t’i falënderoj punonjësit e policisë për durimin që kanë treguar gjatë dekadave të kaluara. Disa prej tyre kanë filluar punë aty dhe kanë dale në pension në ato kushte, e patë se ku kanë punuar – këto janë standarde që i ngjajnë gjithçkaje, përveçse një ndërtese të një stacioni policor.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Duhet shumë durim për t’i përballuar të gjitha këto dhe për t’iu përgjigjur detyrave të përditshme, prandaj, një falëndërim të madh për durimin e tyre. Falënderim, natyrisht, për ministrin, për ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, për zëvendësin dhe për kryetarin e Komunës së Butelit që e realizuan këtë së bashku. Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Komuna e Butelit, si dhe Qeveria në tërësi janë pjesë e pandashme e këtij procesi. Ne do të vazhdojmë edhe më tej të mbështesim projekte të tilla dhe shpresoj që gjithnjë e më pak pozicione të tilla të hapura të ketë në shtet që duhet të zgjidhen çdo ditë.

Prandaj, edhe një herë, falënderim për ministrin e Punëve të Brendshme, ministrin dhe zëvendësin në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, për Komunën e Butelit dhe për të gjitha palët që ishin të përfshira, si dhe falënderim i madh për durimin e punonjësve të policisë që kanë punuar në këto kushte gjatë dekadave të fundit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com