Ndërkohë Hristijan Mickoski mori mandatin e tretë për drejtimin e VMRO-DPMNE-së në katër vitet e ardhshme në Kongresin e 18-të partiak në Kavadar.

Mickoski mori mbështetjen e 804 delegatëve nga gjithsej 817 të pranishëm, ndërsa ishte kandidati i vetëm për kreun e partisë.

Sipas statutit partiak ky do të jetë mandati i tij i fundit. Këtë e konfirmoi edhe vet Mickoski gjatë fjalimit të tij menjëherë pas rizgjedhjes.

Mickoski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme 6 mujore do të ketë ripozicionime dhe reforma strukturore, rifreskim kadrovik, duke filluar nga Komiteti Ekzekutiv e deri te komitetet komunale.

Mickoski tha se VMRO-së i duhet gjeneratë e re në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com