Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot priti ministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropalin me të cilën ka folur për marrëdhëniet bilaterale dhe proceset eurointegruese.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Sot, u takova me Elisa Spiropalin, Ministren për Europë dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në Qeveri. Në takim diskutuam për promovimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian.

Theks i veçantë u vu në rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive dhe miqësore, me gatishmëri të ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin në të ardhmen”, shkruan Mickoski.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com