Ish-ministri i financave, Kiril Minoski, ka komentuar në rrjetet sociale rritjen e BPV-së së Maqedonisë.
“BPV-ja dhe rritja reale: Çfarë na duhet për një jetë dinjitoze?
Në publik shpesh flasim për rritjen e BPV-së, por rrallë pyesim nga vjen ajo rritje. Jo çdo rritje krijon vlerë – ka rritje që e përmirëson realitetin dhe ka rritje që thjesht e përmirëson statistiken.
Nga vjen rritja në Maqedoni?
• Konsum i rritur – kredi për banesa, vetura, pajisje; paga më të larta në sektorin publik; dërgesa nga jashtë.
• Ndërtimtaria – banesa, rrugë dhe infrastrukturë që vetë kontribuojnë me 1–2% rritje.
• Eksporti nga zonat TIRZ – vlerë e ulët e shtuar, por volum i lartë.
Pse atëherë nuk e ndjejmë këtë rritje?
• Inflacioni e rrit BPV-në nominale, pa përparim real.
• Po shpenzojmë para të huaja dhe kredi, por nuk po prodhojmë më shumë.
• Ndërtimtaria e fryn statistikën, por nuk lë efekt zhvillimor afatgjatë.
Kemi rritje pa zhvillim – një ekonomi betoni, kredish dhe parash të huaja. Statistika thotë “rritje”, ndërsa realiteti – stagnim.
Rritja e vërtetë dhe e qëndrueshme vjen nga:
• investimet produktive,
• efikasitet më i lartë,
• eksporti dhe inovacionet,
• vende pune më cilësore.
Kjo është rritja që rrit standardin e jetesës, rrit pagat dhe krijon mundësi”, shkruan Minoski në Facebook.