Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot vizitoi Stacionin Policor me Kompetenca të Përgjithshme – Bit Pazar, ku u dorëzuan vendimet për sistematizimin e 120 nëpunësve të rinj policorë të cilët përfunduan me sukses stazhin e praktikantit dhe do të ushtrojnë detyrat e tyre në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme – Shkup.
Nëpunësit e rinj policorë do të angazhohen në njësite të ndryshme organizative të sektorit më të madh në vend, me qëllim forcimin e kapaciteteve të personelit dhe përmirësimin e sigurisë së qytetarëve.
Ministri Toshkovski i uroi policët e sapopranuar për zgjedhjen e profesionit të policisë, duke theksuar se bëhet fjalë për një mision të përgjegjshëm dhe fisnik në shërbimin e qytetarëve dhe shtetit.
Në këtë rast theksoi se profesioni i policisë është një thirrje dhe detyrim për të mbrojtur rendin publik, paqen dhe sigurinë, si bazë për një shoqëri të qëndrueshme dhe funksionale.
Në fjalimin e tij, ministri bëri të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar për të siguruar kushte të përshtatshme pune, edukim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional të nëpunësve policorë, me qëllim që të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë efikase dhe profesionale.
Siguria e qytetarëve, siç u theksua, mbetet një prioritet kryesor në punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.