Ne vazhdim po ju sjellim postim në fejsbuk të Burim Jasharit:

“Te Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik në Beograd, ku humbën jetën Avdiu Nazim dhe bashkëshortja e vëllait tonë Shkëlzen Avdiu,ndërsa Shkëlzen Avdiu ndodhet në gjendje kome, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nazim Avdiu ishte një xhemat i afërt i imi, shembullor, namazli i përkushtuar, njeri i qetë dhe i urtë, dhe një personalitet i respektuar nga të gjithë. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar në xhaminë tonë “Jakup Asipi” – Berlin.

Kjo humbje është e rëndë për familjen, xhematin dhe për të gjithë ata që i njohën. Lusim Allahun e Madhëruar t’i mëshirojë Nazim Avdiun dhe bashkëshorten e Shkëlzen Avdiut, t’i pranojë në mëshirën e Tij të pafund, t’u japë sabër familjarëve, ndërsa Shkëlzen Avdiut t’i dhurojë shërim sa më të shpejtë.

Hoxhë Burim Jashari
21.12.2025 Shkup”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume