Një aksident fatal trafiku ka ndodhur sot në Gostivar, ku një çiklist ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet i rëndë, konkretisht një betonierë informon Tetovasot.

Sipas informatave fillestare, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht intervenimit të shpejtë të ekipeve mjekësore, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë kryer këqyrjen dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

Tetovasot do t’ju mbajë të informuar në vazhdim me detaje shtesë rreth rrethanave që çuan në këtë aksident fatal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume