Në vendin matës Kërçovë dhe Strumicë është tejkaluar pragu i alarmimit të grimcave të pezulluara me madhësi deri 10 mikrometra (tejkalim i vlerës prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve radhazi), informon Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke i’u referuar të dhënave nga Sistemi monitorues automatik shtetëror për cilësinë e ajrit ambiental dhe parashikimit të marrë të motit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Pragu i alarmimit është i përcaktuar në Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare të niveleve dhe llojeve të substancave ndotëse në ajrin ambiental dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, margjinat e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe objektivat afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183, datë 14.12.2017).

Sipas gjendjes së krijuar, për Strumicën vlejnë masat në vijim: Të intensifikohen mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese ndaj instalimeve me Leje Ekologjike të Integruar të tipit A, të intensifikohen mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese në terren për kontrollin e instalimeve me Leje Ekologjike të Integruara të tipit B dhe Elaborate, instalimet me monitorim të vazhdueshëm të mundësojnë qasje publike në të dhënat e matura, të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshme të gjendjes teknike të automjeteve, veçanërisht atyre me karburant dizel dhe automjeteve të paregjistruara, të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshme në kantieret e ndërtimit, ndalim i djegies në hapësirë të hapur, u rekomandohet të gjitha subjekteve juridike (punëdhënësve) që t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi moshën 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, me infarkt të kaluar të miokardit ose goditje në tru, pa marrë parasysh moshën, me rekomandim të mjekut amë, u rekomandohet të gjitha subjekteve juridike (punëdhënësve) që ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në ambiente të hapura të punojnë nga ora 11:00 deri në ora 17:00 dhe rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe manifestime të tjera kulturore në ambiente të hapura”, citojnë nga Ministria.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com