Raportohet se mesnatën e së shtunës, në Kërçovë është arrestuar këngëtarja boshnjake Xheila Ramoviç. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, këngëtarja dhe bendi, nuk kishin siguruar leje adekuate për punë.

“Më 29/30.11.2025, nga ana e DPB-Kërçovë dhe QRÇK Perëndim, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, mbi bazën e një plani të përgatitur më parë, kanë kryer një aksion kontroll të përforcuar në objektet e gastronomisë në Kërçovë. Në këtë rast, gjatë kontrollit të një objekti gastronomik të vendosur në rrugën kryesore Kërçovë-Ohër, janë kapur: Xh.R. (23), si këngëtare, dhe K.Xh. (27), E.P. (25), F.Xh. (28) dhe I.K. (24), si anëtarë të një grupi muzikor, të gjithë nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët kanë vepruar, pa siguruar më parë leje të përshtatshme pune, duke shkelur nenin 23, paragrafi 3 të Ligjit për të Huajt (“Gazeta Zyrtare e RM” Nr. 97/2018 dhe 108/2019), dhe janë gjobitur sipas nenit 217, paragrafi 1, pika 2, të të njëjtit ligj, për çka është ngritur padi ndaj tyre në Gjykatën Themelore të Kërçovës”, thonë nga MPB.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com