Shkupi sot u zgjua nën një mjegull të dendur dhe gri. Edhe pse gjatë ditës u pastrua pak, pasdite mjegulla e mbuloi sërish qytetin. Dukshmëria është ulur ndjeshëm dhe qyteti duket sikur ka ndalur.

Sonte, Shkupi u rendit përsëri në listën e qyteteve më të ndotura në botë.

Të dhënat matëse tregojnë se cilësia e ajrit është rëndë e dëmtuar. Situata më e keqe është në Karposh, ku ajri është klasifikuar si jashtëzakonisht i keq, por edhe komunat e tjera nuk mbeten prapa – edhe atje ajri vlerësohet si i keq.

Sipas portalit të ri të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, përqendrimi i grimcave PM10 në stacionin matës Qendër arrin në 213.63 μg/m³, që është më shumë se katër herë mbi kufirin e lejuar prej 50 μg/m³. Grimcat PM2.5 arrijnë në 120.99 μg/m³, ndërsa përqendrimi 24-orësh mbi 35.4 μg/m³ konsiderohet i pashëndetshëm.

Cilësia e ajrit në Shkup vlerësohet si e rrezikshme – fazë portokalli me 154 njësi matëse, çka paraqet rrezik për grupet e ndjeshme të qytetarëve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com