Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci ka njoftuar se është nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane AM General, për blerjen e artilerisë HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer, përcjell TV21. Maqedonci thotë se ushtria e Kosovës po kalon në fazën e rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta.

“Dje nënshkruam një kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General. Kontrata përfshin blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS). Në kontratë gjithashtu përfshihen automjete moderne të mbështetjes, pjesë rezervë, mirëmbajtja si dhe trajnimi për operim dhe mirëmbajtje. Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta. Kjo blerje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë, duke garantuar siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, ka shkruar Maqedonci.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com