EVN ka paralajmëruar ndërprerje të gjera dhe të planifikuara të energjisë elektrike për nesër, 2 dhjetor, të cilat do të përfshijnë disa fshatra të Tetovës dhe pjesë të qytetit. Ndërprerjet do të zgjasin nga orët e mëngjesit deri pasdite, varësisht nga lokacioni.
Sipas njoftimit, pa energji elektrike nga ora 08:00 deri në 15:30 do të jenë disa pjesë të fshatit Xhepçisht, përfshirë objektet pranë fabrikës “Renova” dhe zonat përreth.
Nga ora 08:00 deri në 15:30 ndërprerje do të ketë edhe në disa zona të fshatit Neproshten.
Ndërprerje janë paralajmëruar edhe për fshatrat Sedllarevë, Gurgurnicë, Lukovicë dhe Merovë, ku energjia elektrike do të ndërpritet nga ora 08:45 deri në 14:45.
Në Çegran, nga ora 08:50 deri në 14:35, pa rrymë do të mbeten objektet në pjesën e fshatit drejt shkollës, si dhe zona midis rrugës që çon drejt Çegranit të Epërm (09:00–14:00).
Ndërprerje është paralajmëruar edhe në Nerozhisht, ku energjia elektrike do të fiket nga ora 08:59 deri në 14:00, si edhe në pjesën e fshatit drejt Dërvendit.
Në qytetin e Tetovës, disa pjesë të bllokut 70, përballë EDTKO, do të mbeten pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në 14:00.
Ndërprerje do të ketë edhe në fshatin Pirok, nga ora 09:00 deri në 14:00.
EVN u bën thirrje qytetarëve të përshtatin paraprakisht aktivitetet e tyre me ndërprerjet e paralajmëruara dhe të mbrojnë pajisjet elektrike.