Ngritet padi penale ndaj dy të rinjve nga Zhelina dhe Grupçini: Me sende të forta kanë rrahur dy persona në Tetovë
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.U. (18) nga fshati Zhelinë, rajoni i Tetovës, si dhe kundër një të mituri 16-vjeçar nga fshati Grupçinë, rajoni i Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”.
Më 22.10.2025, në një objekt hotelierik në Tetovë, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht A.R. (19) nga rajoni i Tetovës dhe një të mitur 15-vjeçar nga i njëjti rajon, me ç’rast i pari i dyshuar ka përdorur edhe një mjet të fortë.
Mgid