Rezultatet pozitive në mbledhjen e të ardhurave dhe operacionet e përditshme, procedura doganore të shkurtuara me implementimin e IT sistemeve të reja teknologjike të avancuara, si dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar me shërbimet doganore të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, të cilat demonstrohen nga Drejtorinë e Doganave, janë një fakt i padiskutueshëm për rolin e Doganës si një institucion kyç që lëviz ekonominë maqedonase dhe gjeneron procese pozitive për shtetin. Këtë e theksoi drejtori Boban Nikollovski në një paraqitje në emisionin „Start“ në Bloomberg Adria.

„Kumulativisht, deri në fund të nëntorit janë mbledhur të ardhura prej 1,95 miliardë euro, që përbën rritje prej rreth 5 përqind ose 87 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Historikisht, këtë vit arritëm mbledhjen më të madhe mujore dhe në mënyrë të vazhdueshme po regjistrojmë rezultate pozitive si në aspektin e funksionimit operativ, ashtu edhe në aspektin e mbushjes së buxhetit. Të dhënat janë tregues për të matur përparimin në Drejtorine e Doganave dhe në ekonomi. Në të njëjtën kohë, rezultatet janë një fakt i padiskutueshëm që Dogana është një nga faktorët kyç që e lëvizin ekonominë maqedonase dhe është një gjenerator i proceseve pozitive të shtetit“, theksoi Nikollovski.

Digjitalizimi mund të ndihmojë shumë në lëvizjen e ndryshimeve pozitive, por të dyja palët në procedurë duhet të njohin dhe shfrytëzojnë përfitimet e saj.


„Duhet të ndryshojmë mënyrën e funksionimit të procedurës doganore dhe realizimin e saj. Po investojmë për të ecur përpara me digjitalizimin, një proces i pashmangshëm për t’u integruar me institucionet e tjera, që procedura të jetë më e shpejtë dhe me ndikim më të vogël nga faktori njerëzor“, tha drejtori.

Një nga sistemet më të avancuara të informacionit dhe komunikimit me përfitime të mëdha në mbrojtjen e interesave financiare dhe mbushjen e buxhetit, si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, është Sistemi për ruajtjen e të dhënave dhe analizën e rrezikut, i implementuar me një grant nga Republika e Koresë.

„Në sistem janë të integruara të gjitha të dhënat për importin, eksportin, tranzitin, sekuestrimet dhe paditë penale. Ato analizohet, pas së cilës punonjësi doganor mund të përcaktojë nëse një ngarkesë do të kalojë për një kontroll të detajuar ose për një kontroll të pjesshëm, apo do të kalojë pa kontroll fizik. Ky është një aspekt shumë i rëndësishëm në procedurën doganore sepse në këtë mënyrë do ta përshpejtojmë procedurën dhe do të mundësojmë që me më pak kontrolle të kemi më shumë goditje. Pra, do të kemi më pak vonesa, analizë më të mirë rreziku, seleksionim dhe më shumë goditje në lidhje me zbardhjen e aktiviteteve kriminale. Gjithashtu, do të përmirësohet cilësia e të dhënave dhe mbi bazën e analizës së tyre, në nivel shtetëror do të mund të krijohen masa për përmirësimin e politikave ekonomike“, shtoi Nikollovski.

Maqedonia me këtë sistem do të mund të ndajë përvojat pozitive me shtetet e tjera. Drejtori Nikollovski thotë se përmes Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kabinetit, bashkëpunimi ndërkombëtar është përforcuar në mënyrë të konsiderueshme.

„Kur erdhëm si ekip i ri menaxhues, e ndjemë se nuk kishim mjaftueshëm lidhje të mira me të gjithë për të tejkaluar sfidat në kohë të shkurtër dhe për të shkëmbyer të dhëna. Për mua, kjo ishte e papranueshme si një person që punon në Drejtorine e Doganave që nga viti 2008 dhe di që bashkëpunimi i mirë i shërbimeve doganore të dy shteteve fqinje duhet të ndodhë në kohë të shkurtë. Në këtë aspekt kemi bërë një hap të madh përpara. Kemi realizuar takime me të gjitha shërbimet doganore të rajonit, dhe pas një viti e gjysmë me Serbinë, Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë, Slloveninë, Greqinë, Kroacinë, Turqinë dhe shtetet e tjera, kemi një bashkëpunim të shkëlqyer dhe kolegët shkëmbejnë të dhëna çdo ditë. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për paditë penale që janë në nivele rekord“, theksoi ai dhe shprehu falënderim të madh për të gjitha shërbimet doganore të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com