MPB njofton se dje, në orën 10:00, në fshatin Dobridol, rajoni i Gostivarit, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Galatë e kanë privuar nga liria M.S. (45) nga fshati Kalishtë, rajoni i Gostivarit.
Ajo dyshohet se më herët gjatë së njëjtës ditë ka kryer vjedhje në një shtëpi në fshatin Gradec, në pronësi të H.A. (49) nga Gradeci, me ç’rast ka vjedhur stoli ari në vlerë rreth 9.000 euro.
Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarës, ndërsa M.S. është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të pasojë kallëzim përkatës.
Mgid