Akademia e Real Madridit vazhdon të prodhojë talente premtuese dhe një nga emrat që po bie në sy këto ditë është David Sánchez, vetëm 11 vjeç, por tashmë po shfaq elemente teknike që e veçojnë nga bashkëmoshatarët e tij.

Në një përmbledhje së fundmi të ndeshjeve dhe stërvitjeve të tij, Sánchez shihet duke kaluar kundërshtarët me lehtësi, falë lëvizjeve të shpejta, ekuilibrit të mirë dhe aftësisë për të ndryshuar ritmin brenda sekondave. Ai kontrollon topin me shumë siguri në hapësira të ngushta dhe përfundon aksionet me qetësinë e një lojtari shumë më të rritur.

Ajo që bie në sy është kombinimi i driblimit, shpejtësisë në hapat e parë dhe vendimmarrjes së shpejtë – karakteristika që rrallë shihen në këtë moshë.
Pavarësisht moshës shumë të re, trajnerët brenda akademisë së Real Madridit shohin te David një potencial të rëndësishëm për zhvillim të mëtejshëm në vitet që vijnë.

Natyrisht, rruga është e gjatë dhe zhvillimi i futbollistëve të rinj kërkon kohë, por Sánchez po tregon sinjalet e një talenti që ia vlen të ndiqet nga afër.

View this post on Instagram

A post shared by SKILLER (@skiller)

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com