NJPB Koçan ka ngritur kallëzim penal kundër K.E. (32) nga Koçani, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese”.

Më 4 mars 2025, nëpunës policorë realizuan një bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie TOZ-66 e kalibrit 12 dhe një fishek i kalibrit 7.62 mm. Të dyja armët janë mbajtur dhe poseduar nga i dyshuari pa autorizim.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj K.E. do të ndërmerren procedurat ligjore përkatëse.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com