Për rreth 250.000 nxënës në shkollat filllore dhe të mesme sot fillon pushimi dimëror.

Në mësim do të kthehen më 20 janar të vitit 2026 për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

Në pjesën e dytë të vitit shkollor 2025/2026, do të vazhdojë procesi për optimizim të rrjetit shkollor dhe vendosjes së mësimdhënies me një turn, i cili deri më tani ka përfshirë 200 shkolla.


Në fund të vitit shkollor, në qershor, maturantët do të japin provimin shtetëror sipas një koncepti të ri, sipas llojit të arsimit.

Mësimdhënësit në mars duhet të marrin rritje pagave midis 7,5 dhe 10 për qind.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com