Fitorja e Barcelonës ndaj Atletico Madridit mbrëmë në xhiron e 19-të të La Ligës (3:1) i kushtoi shtrenjtë skuadrës katalanase. Kampionët aktualë të Spanjës tani ndajnë vendin e parë me Realin me 37 pikë.

Mes lojtarëve më të spikatur ishte Dani Olmo, i cili shënoi golin e parë për epërsinë 2:1. Por gjatë aksionit, mesfushori ofensiv pësoi një rrëzim mbi shpatull dhe u diagnostikua me zhvendosje të kockës.

Mjeku i klubit, Ricard Pruna, kryeu urgjentisht procedurën për vendosjen e kockës në pozicionin e duhur.

Sipas mediave spanjolle, Olmo do të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj. Kjo do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Barcelonës ndaj Betisit, Eintracht Frankfurtit në Ligën e Kampionëve, si dhe ndaj Osasunës dhe Villarrealit.

Ndeshja e parë në janar, derbi ndaj Espanyolit, pritet të jetë momenti kur Olmo mund të rikthehet në fushë.

Këtë sezon, Dani Olmo ka regjistruar 17 paraqitje, me katër gola dhe dy asiste. Me dëmtimin e Fermin Lopez, konkurrentit të tij në mesfushën sulmuese, trajneri Hansi Flick do të duhet të gjejë alternativa për të plotësuar boshllëqet në skuadër.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com