Pas ministrit Fatmir Limani, edhe një tjetër themelues shpreh pakënaqësi ndaj VLEN. Gazmend Sejfuli, një nga themeluesit e Lëvizjes Demokratike, ka reaguar publikisht duke kritikuar zhvillimet brenda koalicionit VLEN. Ai thekson se në VLEN nuk ka më meritokraci dhe se, sipas tij, aty kanë hyrë njerëz interesxhinj. Reagimi i Sejfulit vjen në një periudhë debatesh dhe pakënaqësish të brendshme lidhur me funksionimin dhe parimet e bashkëpunimit politik dhe mos realizimin e VLEN -it si parti.

” Koalicijoni VLEN u krijua si domosdoshmëri për të qenë një alternativë ndryshimi për popullin Shqiptar si dhe për ta kthyer besimin e humbur tek qytetarët. Besimi kthehet me njerez te ndershem profesionist por edhe duke pasur parasysh meritokracinë e cila deri tash shum pak respektohet nga gjitha subjektet brenda VLEN-it. Populli nuk pret që të behen “çudira” por sadopak një mirqenje socio-ekonomike.
Mos haroni se ata që shkuan në opozitë brenda strukturave solën satelita nga jashtë interezxhi dilinxhi e sahanlepirsa nuk respektuan meritokracinë shkolën mundin djersën sakrificën e meritorëve i verboi pushteti dhe ne fund i zuri haku i tyre!
Un kam veç një porosi mos i persëritni gabimet e tyre!
Me respekt, nga Un themeluesi i LD ” ka shkruar Sejfuli

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com