Pamje shqetësuese të vrasjes së biznesmenit në Elbasan – i afrohet te xhami i ‘Range’it’, e ekzekuton dhe largohet i qetë (VIDEO)
Ky është momenti i vrasjes së biznesmenit në Elbasan, Edmond Mëhalla. Siç shihet nga pamjet, autori ndalon makinën, zbret dhe i afrohet te makina e tij Mëhallës dhe e qëllon me armë. Më pas kthehet te makina e tij dhe pas disa sekondash largohet.
Mjeti i autorit ishte pikërisht në pronësi të kompanisë së viktimës dhe ortakut të tij Xhino Ago.
Policia arrestoi të martën ortakun e viktimës, banues në Elbasan, i dyshuar si bashkëpunëtor. Xhino Ago akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Po ashtu u arrestua roja i karburantit Kujtim Pisha, 52-vjeç, për “Moskallëzim i krimit”. Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, të dyshuar si të përfshirë në vrasje gjithashtu.
Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, të dyshuar si autorë të vrasjes.
Ndërkohë këtë të mërkurë u arrestua dhe një person i tretë i përfshirë në vrasje, Nevzat Spaho, 29-vjeç.