Një incident i rëndë ndodhi në kompleksin tregtar Storo Storsenter në Oslo, ku një 19-vjeçar u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri brenda ambienteve të qendrës.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Fatmirësisht, autoritetet konfirmuan se nga ngjarja nuk pati persona të lënduar.

Sipas policisë norvegjeze, operacioni nisi pas një telefonate ku një burrë njoftonte se ndodhej në qendër i armatosur. Ndërsa patrullat po i afroheshin vendngjarjes, shërbimet emergjente morën disa raportime për një të shtënë, transmeton tch.

Forcat policore ndërhynë me shpejtësi, identifikuan dhe vunë në pranga 19-vjeçarin. Gjatë kontrollit u sekuestrua arma e përdorur — një pushkë gjuetie — me të cilën ai kishte qëlluar në tavanin e hapësirës së përbashkët në katin e dytë.

Qendra tregtare u evakuua për arsye sigurie dhe më pas u rihap pasi u konsiderua e sigurt./Periskopi/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com