Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë Qendrore, gjatë së cilës janë marrë disa vendime të rëndësishme organizative dhe kadrovike.

Nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, pas përfundimit të mbledhjes bëri të ditur se, me vendim të Kryesisë dhe në pajtim me statutin e miratuar në Kongresin e fundit të partisë, kryetari Ali Ahmeti ka realizuar disa emërime, njofton TS.

Sipas saj, z. Faton Ahmeti është emëruar shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, ndërsa znj. Arta Bilalli Zendeli është emëruar zëdhënëse e partisë. Po ashtu, për këshilltar për marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kryetarit të BDI-së është emëruar z. Shemsedin Beqiri.


Gjithashtu, kryetari Ahmeti ka emëruar edhe kryetarët e rinj të degëve të BDI-së në disa qytete. Për Degën e Tetovës është emëruar z. Bajram Regjepi, për Kumanovën z. Ridvan Asani, për Strugën z. Faton Pollozhani, për Gostivarin z. Valdet Xhaferi, ndërsa për Degën e Çairit është emëruar z. Bujar Osmani.

Sipas Zendelit, këto vendime synojnë fuqizimin e strukturave partiake dhe rritjen e efikasitetit të organizimit të brendshëm të BDI-së në periudhën e ardhshme./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com