Si pasojë e përkeqësimit të situatës së sigurisë në nivel global, shteti zviceran tashmë ka nisur riorganizimin e politikës së vet të sigurisë. Kështu ka bërë të ditur Qeveria e Zvicrës, duke treguar që tashmë kanë nisur konsultimet dhe udhëzimet për departamentet përkatëse që të nisin me marrjen e masave.

“Në dritën e përkeqësimit të situatës së sigurisë, qeveria zvicerane po riorganizon politikën e sigurisë së Zvicrës. Ajo ka nisur një procedurë konsultimi dhe ka udhëzuar departamentet përkatëse të fillojnë të marrin masa”, thuhet në postimin e Qeverisë zvicerane në X.

Në komunikatën zyrtare thuhet se Zvicra do të hartojë tri strategji kryesore dhe dhjetëra objektiva e masa.

Derisa në një njoftim tjetër, Qeveria Federale e Zvicrës ka vendosur që të blejnë sa më shumë që të munden aeroplanë luftarak F35A.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume