Sot në Kongresin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i cili u mbajt në Shkup, ku një numër i madh figurash që për disa vite kanë qenë pjesë e strukturave drejtuese të partisë janë zëvendësuar me kuadro dhe figura të reja, raporton TS.

Ndër ta kanë qenë Musa Xhaferi, Fatmir Deari dhe Kreshnik Bekteshi për të cilët delegatët vendosen të mbesin jashtë Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka larguar nga strukturat drejtuese mbi 70 për qind të anëtarëve, duke ndërmarrë një riorganizim të thellë dhe gjithëpërfshirës të partisë.

Këto ndryshime po vlerësohen si pjesë e një reforme gjithëpërfshirëse, me synim rifreskimin e udhëheqjes, rritjen e efikasitetit të brendshëm dhe përshtatjen e partisë me sfidat e reja politike./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com