Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, konkretisht në lagjen Nr. 9, e njohur si “Lagjja e Re”, ku një person ka mbetur i plagosur.
Sipas burimeve zyrtare që citon noa.al, i dëmtuari është Fabion Kuçi, i njohur në rrjetin social TikTok edhe me pseudonimin “GUCCI”. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet.
Policia e Durrësit ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po vijon veprimet për kapjen e tij, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në proces.
Fabion Kuçi ishte kthyer në Shqipëri disa muaj më parë dhe kishte qenë aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here përfshihej në debate virtuale me persona të tjerë të njohur në platformë.
Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse këto përplasje kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur.
Policia apelon për qetësi dhe bashkëpunim, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare.