Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, diskutuan për luftën Rusi-Ukrainë dhe një sërë çështjesh globale, transmeton Anadolu.

Në një telefonatë të kërkuar nga presidenti francez, të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për lidhjet dypalëshe dhe çështjet rajonale, sipas postimit të Presidencës në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

Presidenti Erdogan deklaroi se avancimi i bashkëpunimit midis Turqisë dhe Francës është thelbësor dhe se ata do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa drejt këtij qëllimi.

Lidhur me luftën Rusi-Ukrainë, Erdogan tha se Turqia po bën përpjekjet maksimale për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit përmes një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Ai theksoi se kontaktet me të dyja palët për të ringjallur procesin e Stambollit janë duke vazhduar, duke shtuar se Turqia është e gatshme të bëjë çdo përpjekje të mundshme për të ndihmuar në hapjen e derës së paqes sa më shpejt të jetë e mundur.

Erdogan tha se kanalet diplomatike duhet të përdoren në mënyrë efektive për të arritur paqe të qëndrueshme. Sipas tij, Turqia do të vazhdojë të rrisë mbështetjen e saj për përpjekjet drejt një armëpushimi dhe procesit pasues. Ai theksoi se shmangia e hapave që mund të rrezikojnë stabilitetin global do të kontribuonte në përpjekjet për paqe.

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu për zhvillimet e fundit në Kaukaz, Gaza dhe Siri.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com