Më 30.11.2025, rreth orës 23:00, në Stacionin Policor të Shkupit, një grua 51-vjeçare nga Shkupi raportoi se rreth orës 17:30 në zonën e Bit Pazarit, djali i saj 14-vjeçar dhe vajza 16-vjeçare kanë hyrë në një automjet “Opel” të drejtuar nga V.S.

Gjatë ngjarjes, djali i mitur u sulmua fizikisht nga drejtuesi i automjetit dhe u la në lagjen Hasanbeg të Shkupit, ndërsa vajza e mitur u mor me automjet.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com