Privohen nga liria vozitës në Negotinë, Zletovë dhe Dellçevë, drejtuan automjetet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy prej tyre u përfshinë në aksidente rrugore
Më 03.12.2025 në orën 21:15, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e privuan nga liria Gj.A. (35) nga Kavadari. Më parë, rreth orës 20:45 në rrugën “Një Maji” në Negotinë, ai me një automjet pasagjerësh “Folksvagen Golf” me targa të Negotinës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në shtyllë, pas çka është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas ndërmarrjes së masave, ai është gjetur dhe pas kryerjes së alkotestit është konstatuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.83 promilë alkool në gjak.
Më 03.12.2025 në orën 17:50, në kryqëzimin ndërmjet rr. “Maqedonia” dhe rr. “Boshko Petrov” në f. Zletovë, nëpunës policorë nga NJPB Probishtip e privuan nga liria J.J. (28) nga f. Zletovë, rrethi i Probishtipit. Më parë, ai me një automjet pasagjerësh “Folksvagen Golf” me targa të Probishtipit ishte përfshirë në një aksident rrugor me dëme materiale, e pas verifikimeve të kryera është konstatuar se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.84 promilë alkool në gjak.
Më 03.12.2025 në orën 15:50, në rr. “Marshal Tito” në Dellçevë, nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë e privuan nga liria V.K. (37) nga Makedonska Kamenica. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh ,,Audi” me targa të Makedonska Kamenicës, të cilin e drejtonte, dhe pas ndërmarrjes së masave u konstatua se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka 2.52 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u mënjanua nga komunikacioni dhe u mbajt në stacion policor.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, ndaj tyre do të ngrihen kallzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”.