Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar analizën nga Raporti për vlerësimin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut 2025, i përgatitur nga MCMS, i cili tregon një rritje të ndjeshme të besimit të qytetarëve në punën e MPB-së informon Tetovasot.

Sipas raportit, niveli i përgjithshëm i besimit ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme ka arritur 50,3 për qind, krahasuar me 33,9 për qind në vitin 2023, çka paraqet një rritje të dukshme dhe një tregues të qartë se masat për transparencë, llogaridhënie dhe profesionalizëm po japin rezultate konkrete.

Po ashtu, vlerësimet e qytetarëve lidhur me perceptimin e korrupsionit në mesin e nëpunësve policorë tregojnë një tendencë të qartë rënieje, duke sinjalizuar përmirësim të disiplinës institucionale dhe përpjekje të suksesshme për uljen e praktikave korruptive.

Sipas raportit të MCMS-së, opinioni publik i njeh MPB-në dhe Qeverinë si institucionet me nivelin më të lartë të besimit për përballje me korrupsionin, duke forcuar kështu rolin e Ministrisë si partner kredibil në luftën për sundimin e ligjit dhe rendin publik.

Nga MPB theksojnë se këto trende pozitive përbëjnë motiv shtesë për vazhdimin dhe intensifikimin e reformave, aktiviteteve edukative dhe mekanizmave të llogaridhënies, me qëllim rritjen edhe më të madhe të besimit të qytetarëve në institucion.

TetovaSot do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet dhe reagimet lidhur me zbatimin e këtyre reformave në praktikë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume