Personi N.B., edhe pse nuk meriton përgjigje, po tenton të mashtrojë opinionin publik përmes fabrikimeve dhe shpifjeve. Qytetarët e njohin shumë mirë të kaluarën e tij politike, si dhe akuzat e shumta për vjedhje dhe plaçkitje që lidhen me emrin e tij informon Tetovasot.

Në vend që të shpërndajë akuza të pavërteta, ai duhet të dalë para qytetarëve dhe të japë përgjigje të qarta për disa çështje serioze, ndër të cilat:

si janë realizuar aksionet e tij në hidrocentrale,


prej nga buron investimi mbi 30 milionë euro në Mavrovë,

si është kryer shitja e tokave atraktive shtetërore në Gostivar gjatë kohës së qeverisjes së tij, në bashkëpunim me klanin e tij kriminal,

dhe sa dosje e ndjekin për keqpërdorime të dyshuara.

Po ashtu, ai duhet të sqarojë burimin e pasurisë dhe jetës së tij luksoze, kur dihet se prej vitesh ka qenë pa punë dhe tashmë është pensionist. A janë realizuar këto pasuri vetëm nga paga e kryetarit të komunës gjatë mandatit të tij?

Qytetarët e Gostivarit e dinë shumë mirë se kush ka plaçkitur qytetin për tetë vite me radhë dhe kush ka punuar ndershëm për interesin publik. Komuna e Gostivarit ka qenë vazhdimisht nën mbikëqyrjen e të gjitha inspektoriateve dhe revizioneve përkatëse, dhe asnjëherë nuk është konstatuar keqpërdorim i fondeve publike.

Për shpifjet dhe trillimet e radhës, Aleanca Kombëtare për Integrim do të përgjigjet në mënyrë institucionale. Kandidati në fjalë edhe një herë po dëshmon se është një humbës i përsëritur politik dhe manipulues i opinionit publik.

Me paraqitjen e tij të fundit publike, ai dëshmoi qartë se synon hakmarrje politike dhe zullum ndaj qytetarëve, si pasojë e humbjes së pesëfishtë që ka pësuar në Gostivar.

Ky është reagimi ynë i parë dhe i fundit ndaj këtij kandidati të komprometuar.

Me respekt,
Aleanca Kombëtare për Integrim – Gostivar

Reagimi i plote:

Reagim

Personi N.B, edhe pse nuk meriton përgjigje, po tenton të mashtrojë opinionin publik me fabrikime dhe shpifje. Qytetarët e njohin shumë mirë të kaluarën e tij politike, si dhe vjedhjet dhe plaçkitjet që lidhen me emrin e tij.

Në vend që të shpërndajë akuza të pavërteta, ai duhet të japë përgjigje të qarta para qytetarëve:

– si i ka realizuar aksionet në hidrocentrale,

– prej nga i buron investimi prej mbi 30 milionë eurosh në Mavrovë,

– si është bërë shitja e tokave atraktive shtetërore ne Gostivar gjatë qeverisjes së tij me klanin e tij kriminal.

– dhe sa dosje e ndjekin nga afër për keqpërdorime të dyshuara.

Po ashtu, duhet të sqarojë se si janë krijuar pasuritë dhe jeta luksoze e tij, kur dihet se prej vitesh është pa punë dhe tashmë pensionist.

A janë realizuar këto me pagën e kryetarit të komunës gjatë kohës sa ka ushtruar këtë funksion?

Sa i përket fabrikimeve dhe akuzave të tij, qytetarët e Gostivarit e dinë shumë mirë se kush ka plaçkitur gjatë 8 viteve të udhëhequra nga ky dhe klani i tij kriminal, dhe kush ka punuar ndershëm për qytetin.

Komuna e Gostivarit ka qenë vazhdimisht nën mbikëqyrjen e të gjitha inspektoriateve dhe revizioneve përkatëse, dhe asnjëherë nuk është konstatuar keqpërdorim i fondeve publike. Për këto shpifje dhe trillime, Aleanca Kombëtare për Integrim do të përgjigjet në mënyrë institucionale. Kandidati në fjalë po dëshmon edhe një herë se është një humbës i përsëritur politik dhe një manipulator i opinionit publik.

Me daljen e tij të sotme publike, personi në fjalë dëshmoi qartë se dëshiron të vjen për hakmarrje dhe zullum ndaj qytetarëve për humbjen e pesë fishtë që i është shkaktuar në Gostivar.

Ky është reagimi ynë i parë dhe i fundit ndaj këtij kandidati të komprometuar.

Me respekt,

Aleanca Kombëtare për Integrim – Gostivar

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com