Në vazhdën e riorganizimit të Partisë Demokratike Shqiptare sot në selinë e kësaj partie ka avzhduar riorganizimi i Forumit të Gruas si një nga shtyllat kryesore të kësaj partie.
Forumi i Gruas Shqiptare -Dega Tetovë pranë Partisë Demokratike Shqiptare njofton se procesi i riorganizimit po avancon me përkrahje të shtuar nga gratë dhe vajzat shqiptare. Në takimin e mbajtur në Tetovë, shumë anëtare të reja iu bashkuan Forumit të Gruas pranë PDSH-së, duke forcuar rolin e gruas në jetën politike dhe në ringritjen e partisë.
Anëtaret e reja i përshëndeti znj. Fatmire Isaki e cila theksoi se Interesimi i grave për t’u anëtarësuar në PDSH po rritet për çdo ditë dhe kjo është një dëshmi e qartë se ato duan te jenë pjesë aktive e ndryshimit, të kontribuojnë dhe te sjellin standarde me te larta në politikë.
PDSH mbetet e perkushtuar te garantoje respekt, përfaqësim dhe trajtim dinjitoz për çdo grua qe zgjedh te angazhohet.