Cristiano Ronaldo mori pjesë në një sfidë unike të penalltive, duke u përpjekur të shënojë kundër një portieri robotik të krijuar nga ish-inxhinieri i NASA-s, Mark Rober, i cili pretendohet të jetë “i pathyeshëm”.

Rober, një inxhinier amerikan dhe personalitet i YouTube, është i njohur për projektet e tij të mëdha inxhinierike dhe videot kreative shkencore. Para se të bëhej krijues i përhershëm përmbajtjeje, ai punoi për shtatë vite në Qendrën e Studimeve Reaktive të NASA-s, duke kontribuar në misionin e roverit Curiosity.

Projekti i tij i fundit synonte krijimin e një roboti që të përballej me Ronaldon në një seri penalltish.

Videoja që dokumentoi sfidën u bë virale, duke marrë mbi 13 milionë shikime dhe afro 10 mijë komente brenda një dite.

Qëllimi ishte të projektohej një makineri e aftë të ndalonte goditje që arrinin shpejtësi deri në 80 milje në orë (128 km/h), duke i dhënë robotit vetëm 250 milisekonda për të reaguar.

Për ta arritur këtë, ekipi i Roberit zhvilloi një sistem monitorimi me shpejtësi të lartë duke përdorur 22 kamera infra të kuqe.

Këto kamera, së bashku me ngjitës reflektues në top, i mundësonin sistemit të parashikonte trajektoren 3D të topit me 500 llogaritje në sekondë, vetëm 6 milisekonda pasi topi largohej nga këmba e goditësit.

Korniza e portierit robotik ishte vendosur mbi një sistem lëvizës horizontal, i fuqizuar nga dy motorë me nga 50 kuaj fuqi.

Kjo i lejonte robotit të përshpejtonte deri në 66 km/h pothuajse menjëherë, duke u pozicionuar saktë në rrugën e topit. Për të siguruar reagime të menjëhershme, ekipi i Roberit përdori një rrjet 5G me vonesë sinjali nën 10 milisekonda.

Ndërsa roboti ndali disa goditje të forta gjatë testimeve, ai hasi probleme me qëndrueshmërinë, pasi forca e disa goditjeve dëmtoi strukturën e tij.

Për ta zgjidhur këtë, Rober aplikoi teknika të inxhinierisë ajrore, duke përdorur fibra karboni dhe shkumë të trashë për të krijuar një mburojë të lehtë, por të qëndrueshme. Ai gjithashtu forcoi pikat e fiksimit për të parandaluar dëmtimet gjatë lëvizjeve me shpejtësi të lartë.

Testet e mëvonshme treguan se roboti ishte pothuajse i pathyeshëm, duke dëshmuar se kombinimi i shpejtësisë, saktësisë së sensorëve dhe qëndrueshmërisë fizike e bënte atë gati për sfidën finale.

Prova përfundimtare u zhvillua në Portugali, ku Ronaldo u përball me robotin në një seri penalltish. Fillimisht, roboti ndali disa prej goditjeve të fuqishme të Ronaldos, duke e lënë ish-yjin e Real Madrid të habitur. Duke kuptuar se forca nuk mjaftonte, Ronaldo ndryshoi qasje, duke kërkuar dobësi në sistem. Në fund, ai ia doli me një goditje të butë dhe të saktë në rrjetën anësore.

Rober i atribuoi golin e pësuar një defekti të papritur mekanik. Gjatë transportimit në Portugali, një prej shiritave të lëvizjes së robotit ishte përkulur lehtë, duke shkaktuar paqëndrueshmëri kur roboti duhej të lëvizte krejtësisht djathtas. Ronaldo e shfrytëzoi këtë pikë të dobët dhe shënoi.

Pavarësisht humbjes së robotit, Ronaldo e vlerësoi atë, duke e quajtur një nga kundërshtarët më të vështirë që kishte hasur.

Më 8 tetor, Ronaldo u bë futbollisti i parë që arriti statusin miliarder, me Bloomberg Billionaires Index që vlerëson pasurinë e tij në 1.4 miliardë dollarë amerikanë.

@lifefootballproductionssRonaldo Vs Mark Rober ☠️

♬ original sound – Life Football Banned At 6M

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com