Një gjashtëmbëdhjetëvjeçar u qëllua me armë në një shesh lojërash në Shtutgart, pas një përleshjeje midis 10 deri në 15 persona.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Policia mbërriti me 18 automjete dhe hetuesit kriminalë rrethuan sheshin e lojërave dhe siguruan prova. Shkaku i përleshjes dhe të shtënave nuk është ende i qartë, sipas mediave gjermane.

16-vjeçari i plagosur u gjet më vonë në lagjen Nordbahnhof, rreth shtatë kilometra larg vendit të përleshjes. Policia tha se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, transmeton kp.

Policia gjermane ende nuk ka publikuar informacione mbi identitetin e pjesëmarrësve, por tha se janë duke vazhduar hetimet në lidhje me rastin.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com