Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e produkteve industriale për 4.1 përqind, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, raporton Portalb.mk.

“Në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në sektorin e Minierave dhe guroreve janë zmadhuar për 4.2%, në sektorin Industria përpunuese për 4.0%, në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 6.0% dhe në sektorin e Furnizimit me Ujë; largimit të ujit, menaxhimit të mbeturinave dhe aktiviteteve të përmirësimit të mjedisit për 6.9%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Çmimet u rritën për 0.3 përqind në muajin tetor, krahasuar me shtatorin.

Krahasuar me tetorin e kaluar, rënie u regjistrua te prodhimi i tekstilit (4.7 %), prodhimi i metaleve (2.1 %), ndërsa rritje më e madhe te prodhimi i pajisjeve të transportit (15.8 %).

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com